52 letra pa xhokerë, 2 lojtarë. Secili merr 4 letra dhe 4 hapen në tavolinë. Kur mbarojnë, ndahen nga 4 të tjera deri sa të mbarojë talloni.
Vlerat: A = 1, nga 2 te 10 sa numri. J, Q dhe K merren vetëm me të njëjtën letër dhe nuk mblidhen.
Marrja: hidh një letër dhe merr letrat e tavolinës me të njëjtën vlerë, ose letrat që mbledhin vlerën e saj (deri në 10). Mund të marrësh disa grupe njëherësh: me 10 merr 4+6 dhe 3+7.
Nëse letra merr, merr patjetër. Nëse ka dy mënyra, zgjedh ti. Nëse nuk merr asgjë, mbetet në tavolinë.
Letrat që mbeten në tavolinë në fund i merr kush mori i fundit.
Pikët për dorë, 5 gjithsej: 2 për më shumë letra (27 e lart; me 26 secili, 1 pikë secilit), 1 për 7 ose më shumë spathi, 1 për 2♣, 1 për 10♦.
Fiton kush arrin i pari 21 pikë, ose 11 në lojën e shkurtër. Nëse të dy e kalojnë në të njëjtën dorë, fiton kush ka më shumë; në barazim luhet edhe një dorë.
Cilësimet
Ruhen në këtë shfletues.
Tavolina
Loja deri në
Animacionet
Zëri
Kuverta, 52 letra
Me të verdhë janë letrat që sjellin pikë më vete: 2♣ dhe 10♦. Rreshti i fundit janë spathitë, 7 prej tyre japin 1 pikë.