Letrat dhe lojtarët
- Kuverta ka 54 letra: 52 letrat e zakonshme dhe dy xhokerë.
- Ndahen të gjitha letrat: dy lojtarë marrin nga 14, dy të tjerët nga 13.
- Në lojën 2 kundër 2 partneri ulet përballë teje. Mund të luhet edhe secili për vete.
Renditja e letrave
Nga më e ulëta te më e larta. 2-shi është letra më e fortë pas xhokerëve.
Në fund: xhokeri i zi, pastaj xhokeri me ngjyra.
Si luhet një raund
- Kush hap, hedh një kombinim: një letër, çift, treshe, kolor, bombë ose flush.
- Me radhë, të tjerët ose hedhin të njëjtin lloj kombinimi, më të lartë, ose pasojnë.
- Kush pason mund të luajë sërish në të njëjtin raund.
- Kur pasojnë të gjithë të tjerët, raundi mbyllet dhe hap sërish ai që luajti i fundit.
- Kush mbaron letrat del nga dora. Dora vazhdon derisa të mbetet me letra vetëm një lojtar.
Kombinimet
| Kombinimi | Çfarë është | E mund vetëm |
|---|---|---|
| Letër, çift, treshe | 1, 2 ose 3 letra me të njëjtin numër | I njëjti lloj, më i lartë |
| Kolor | 5 ose më shumë letra radhazi | Kolori një shkallë më lart me po aq letra, bomba ose flush-i |
| Bombë | 4 letra të njëjta | Bomba më e lartë ose flush-i |
| Flush | Kolor me letra të së njëjtës shenjë | Flush-i më i lartë |
- 3-4-5-6-7 e mund vetëm 4-5-6-7-8. Jo 5-6-7-8-9, as një kolor me 6 letra.
- Kolori 7-8-9-10-J-Q e mund vetëm 8-9-10-J-Q-K, një bombë ose një flush.
- Asi mund të jetë lart (10-J-Q-K-A) ose poshtë (A-2-3-4-5). Në kolor 2-shi vlen si 2. Xhokerët nuk hyjnë në kolor.
- Bomba mund çdo gjë përveç një bombe më të lartë dhe flush-it.
- Flush-i mund edhe bombën. Flush-at krahasohen nga letra e fundit. Royal flush-i (10 deri A me një shenjë) është flush-i më i lartë me 5 letra.
Dora e parë dhe shkëmbimi i letrave
- Dora e parë e hap kush ka 3♠, dhe hedhja e parë duhet ta ketë atë.
- Nga dora e dytë, kush doli i fundit i jep atij që doli i pari letrën e tij më të lartë. I pari i kthen një letër nga 3 deri te 10, cilën të dojë.
- Pas shkëmbimit hap kush doli i fundit.
- Nëse i fundit ka të dy xhokerët, shkëmbimi nuk bëhet dhe hap i pari.
- Në VITOWEB shkëmbimin e shohin të gjithë në tavolinë: letra kalon hapur nga njëri te tjetri.
Pikët
| Kush del | Pikë |
|---|---|
| I pari | 3 |
| I dyti | 2 |
| I treti | 1 |
| I fundit | 0 |
- Në 2 kundër 2 ekipi merr pikët e të dy lojtarëve.
- Fiton kush arrin i pari 21 pikë. Nëse dy palë e kalojnë 21 në të njëjtën dorë, caku bëhet 31, pastaj 41 dhe 51.
Murlan online në VITOWEB
- Shtyp LUAJ dhe brenda pak sekondash ulesh në tavolinë me lojtarë të tjerë.
- Me shokët: krijo një dhomë dhe dërgoju kodin ose linkun në WhatsApp.
- Çdo lëvizje ka 15 sekonda. Letrat në dorë i rregullon si të duash, duke i tërhequr.
- Falas dhe pa shkarkim, në telefon ose kompjuter.